Detaje spektakolare të 19 galaktikave, kapur nga teleskopi hapësinor “James Webb”

Imazhe të detajuara të 19 galaktikave spirale, ngjashëm si galaktika jonë, janë publikuar së fundmi. Imazhet janë kapur nga teleskopi hapësinor më i fuqishëm i njerëzimit, “James Webb” (JWST) dhe po analizohen nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit.

Thomas Williams, studiuesi në departamentin e fizikës në Oksford, tregoi se ‘sasia e detajeve në imazhe është e jashtëzakonshme’.

“Do të jemi në gjendje që të mund të kuptojmë edhe më shumë për strukturën e galaktikave, si formohen yjet dhe ciklet e tyre jetësore. Imazhet mendoj, flasin vetë. Janë pamjet më të arritura që kemi patur ndonjëherë të galaktikave”-tha shkencëtari.