Humbi jetën teksa punonte në shtyllë, reagojnë familjarët e elektriçistit 33 vjeçar

Ditën e mërkurë një elektriçist 33 vjeçar humbi jetën teksa punonte në një shtyllë. Autoritetet raportuan se i riu i quajtur Ylli Boba ra nga lartësia e ndërroi jetë prej plagëve të marra.

Por familjarët e të ndjerit kanë reaguar mbi rastin, duke sqaruar se i ndjeri ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Sipas familjarëve, punonjësit e tjerë në mënyrë të papërgjegjshme kanë ndezur kabinën elektrike, duke i marrë kësisoj jetën 33 vjeçarit.

“Jam nje familjar i te ndjerit dhe nese eshte e mundur qe ky lajm qe keni nxjerr te jete sa me i qart duke mos lene ne hije personat te cilet jane pergjegjes per humbjen e jetes se Yllit.

E verteta esht qe ai ka rene ne kontakt me rrymen elektrike ashtu sic e ka nxjerr dhe ekspertiza. Papergjegjshmeria e te tjereve qe nuk e kuptojn rendesine e nje pune qe u caktohet , merr jeten e nje te pafajshmi. Shkurt dhe qartë, gjate kohes qe ai po punonte, te tjeret kane ngritur thikat e kabines pa u siguruar qe nuk ka punonjes ne shtylle.

Kur punohet ne te tilla raste ulen te gjitha automatet, ne perfundim te punes nis procedura e ngritjes se gjith automateve. Duke marr parasysh qe kan dashur ta heshtin si ceshtje , nese esht e mundur publikoji keto