Durrës: Një grua e moshuar gjendet e pajetë në rrugë

Një grua në moshën 69 vjeçare është gjetur e pajetë në një rrugë të lagjes nr.7 në Durrës. Dyshimet e para janë se gruaja mund të ketë pësuar një infarkt kardiak.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:15, në lagjen nr. 7 Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasja T. L., 69 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën pasi ka pësuar infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.