Zjarri përfshin një pallat në Korçë, asfiksohet e moshuara

Një zjarr ka rënë mëngjesin e kësaj të shtune në një pallat në lagjen nr.8 në Korçë. Flakët kanë përfshirë apartamentin e një gruaje në moshë, e cila është asfiksuar nga tymi. 64 vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nuk dihet gjendja e saj shëndetësore, pasi e moshuara vuante  nga sëmundje.

Nga godina janë larguar po ashtu dhe banorët e tjerë pasi tymi ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të gjithë pallatit, siç duket dhe në pamje.

Zjarrfikësit kanë vijuar punën deri në fikjen e plotë të zjarrit. Banesa e të moshuarës është shkrumbuar plotësisht. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Korçë

Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.