Tragjike në Fushë- Krujë: Gjyshi përplas aksidentalisht me makinë mbesën… 2 vjeçarja ndërron jetë prej plagëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Mallkuç të Fushë- Krujës, ku për pasojë ka humbur jetën një vajzë e mitur. Sipas informacioneve paraprake të policisë, gjyshi i familjes ka përplasur aksidentalisht mbesën 2 vjeçe, teksa po drejtonte automjetin në oborrin e banesës.

Vajza ka marrë lëndime serioze dhe fatkeqësisht ka humbur jetën. Mbetet ende e paqartë dinamika e ngjarjes, ndërsa autoritetet dhanë këtë njoftim paraprak mbi rastin:

“Më datë 05.02.2024, në Mallkuç, shtetasi Martin K., duke drejtuar automjetin në oborrin e banesës së tij, ka aksidentuar mbesën e tij të mitur, dy vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.