Video/ U hodh në lumin e rrëmbyer të shpëtojë qenin e tij… qeni del vetë, burrin e nxjerr helikopteri

Një burrë është shpëtuar nga mbytja falë ndërhyrjes së një helikopteri. Autoritetet në Los Angeles kanë publikuar momentin kur ekipi i shpëtimit nxjerr nga uji i rrëmbyer i lumit të qytetit, burrin i cili ishte hedhur në ujë për të shpëtuar qenin e tij. Qeni kishte mundur të dilte nga uji pasi kishte rënë fare pranë bordurës anësore të lumit, por jo i zoti i cili ishte marrë me vete nga rrymat e forta të ujit