Kur ‘mbretërit e oqeaneve’ ngecin në akull dhe rrezikojnë të mbyten

Një grup me afro 10 balena vrasëse janë filmuar teksa përpiqen me vështirësi të marrin frymë në një copëz të lirë të sipërfaqes së ngrirë të ujit, në afërsi të veriut të Japonisë.

Pamjet e filmuara nga një dron u publikuan në median vendase, çka solli dhe ngritjen e shqetësimin se predatorët më të fuqishëm të oqeaneve, mund të gjenin fundin e tyre të ngecur mes akullit.

Orkat u vunë re nga një peshkatar disa kilometra larg Hokkaido-s, ndërsa pamjet tregonin sesi ato me vështirësi dilnin në sipërfaqe për të marrë frymë. Madje disa nga këlyshët kishin shenja gjaku, teksa orvateshin për të çarë akullin gjatë daljes në sipërfaqe.

Pavarësisht shqetësimit se orkat do të ngrodhnin, rezultoi se ato kishin mundur të çliroheshin nga akulli.

Ndryshe nga balenat, orkat nuk mund të qëndrojnë për kohë të gjata nën ujë dhe e kanë të nevojshme të dalin në sipërfaqe për t’u mbushur me frymë.

Burimi: BBC