Liga e Kombeve, Shqipëria e Kosova mësojnë kundërshtarët

Shqipëria u njoh këtë të enjte me kundërshtarët e saj në Ligën e Kombeve (Nations League). Shqipëria u radhit në ligën B, ndërsa përballë do të ketë Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Shqipëria synon të dalë e para teksa ndeshjet do të mbahen sipas sistemit vajtje-ardhje. Dy ndeshjet e para janë programuar të mbahen në shtator të këtij viti, dy të tjera në tetor dhe dy ndeshjet e fundit në nëntor po të 2024-ës.

Kosova nga ana tjetër u favorizua nga shorti. Kundërshtarët e saj në ligën C do të jenë Rumania, Qipro dhe së fundmi Lituania

Më poshtë të gjitha grupet e ndara në tre liga

LIGA A
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë

Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji

Grupi B2: Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi

Grupi B3: Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan

Grupi B4: Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C

Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.

Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.

Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut,