Sarandë: Po shtynte makinën, 15 vjeçari përplaset për vdekje nga një makinë tjetër

Një ngjarje me të vërtetë tragjike ndodhi orët e mbrëmjes së të enjtes në Sarandë, atje ku 4 persona u përplasën nga një makinë. Për pasojë një 15 vjeçari i identifikuar si Enkelejd. Ç ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të rënda që mori.

15 vjeçari së bashku me tre persona të tjerë, po shtynën makinën me të cilën udhëtonin, pasi mjeti u kishte pësuar defekt. Të rinjtë po tentonin ta ndiznin me të shtyrë makinën në aksin rrugor Sarandë- Ksamil, kur prapa tyre ka ardhur një makinë tjetër që i ka përplasur. Shofer i automjetit të tipit ‘Mercedes Benz’, ishte një 20 vjeçar i quajtur Elidon Aliu. Si pasojë e aksidentit, të plagosur mbetën 15 vjeçari dhe një 24 vjeçari. Dy të rinjtë u dërguan me urgjencë në spital, por fatkeqësisht 15 vjeçari nuk mundi t’i mbijetojë lëndimeve.

I plagosuri tjetër ndërkohë, është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e traumës në Tiranë.

Autoritetet njoftuan këtë të premte se kanë vënë në pranga shoferin 20 vjeçar që përplasi të rinjtë.

 “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E.A, 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, E.Ç, 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, tha policia.