Pas caktimit të grupeve për Ligën e Kampionëve mbrëmjen e të enjtes, UEFA ka bërë të njohur së fundmi kalendarin e ndeshjeve. Sfidat pritet të mbahen gjatë muajve shtator, tetor e nëntor.
Si sfiduese të parë, Shqipëria do të ketë përballë në transfertë Ukrainën. Ndeshja pritet të luhet më 7 shtator në orën 20:45 në fushë asnjëanëse. Tre ditë më tutje, më 10 shtator, kuqezinjtë do të presin në shtëpi Gjeorgjinë.
Në muajin tetor, kuqezinjtë do të luajnë dy ndeshje në transfertë. Më 11 tetor Shqipëria përballet me kundërshtarin më të fortë të grupit, Çekinë. Më 14 tetor do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Gjeorgjinë.
Dy ndeshjet e fundit do të zhvillohen në Shqipëri, në muajin nëntor. Takimi i parë do të jetë ndeshja me Çekinë më 16, ndërsa tre ditë më vonë me Ukrainën.