Më shumë se 20 mijë qytetarë mendohet të kenë mbetur pa furnizim me ujë të ngrohtë në jug të Islandës, për shkak të shpërthimit të ri vullkanik në gadishullin e Reykjanes. Shpërthimi i ri shkaktoi një çarje afro 3 kilometër të gjatë, atje ku ‘shatërvanë’ me llavë mbuluan territorin.
Një ditë pas shpërthimit të ri vullkanik, llava ka lëvizur dhe marrë përpara çdo gjë që ka gjetur në rrugën e saj, përfshi këtu dhe tubacionet që garantonin shpërndarjen e ujit.