Suada e Flori prej 10 vitesh u orvatën të bëheshin nënë e baba. Vitin e kaluar ata mësuan se u bekuan me dy vajza binjake. Daila e Dea erdhën në jetë dhe mbushën me gëzim nënën e babain që prisnin 10 vite.
Por lumturia shumë shpejt ia la vendin dhimbjes, sepse dy muaj pas lindjes së vajzave, njëra prej tyre, Daila, u prek nga një sëmundje në shpretkë.
Në pamundësi për të kuruar Dailën e vogël, burrë e grua bënë thirrje për ndihmë përmes “Shqiptarët për Shqiptarët”. Në një kohë fare të shkurtër, falë mijëra bamirësve, u arrit shuma e nevojshme për kurimin e Dailës së vogël jashtë shtetit.
Tanimë Daila është nisur drejt Italisë fqinje me të bijën.