“Kam mësuar që ka shumë kërcënime” Albin Kurti flet për planin për të kyer atentat ndaj tij

Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar se ‘ka patur shumë kërcënime nga individë e struktura’ që sipas tij janë të lidhura me Beogradin zyrtar.

Pas kthimit të tij nga Shkupi, kryeministri i Kosovës deklaroi para gazetarëve se nuk është ndjerë i kërcënuar.

 “Unë kam mësuar se ka shumë kërcënime nga individë e struktura, të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Mirëpo unë porsa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndjerë i rrezikuar, veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesen për këtë mbledhjen, që e mbajtëm në Shkup partitë socialdemokrate, e ky mysafir special ishte kryetari i SPD-së gjermane.”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

Këtë të shtunë televizioni publik i Kosovës (RTK) raportoi se kishte patur një “plan serioz” për të kryer një atentat ndaj kryeministrit Kurti.