Indonezi: Futbollisti goditet nga rrufeja në fushë, ndërron jetë disa orë më vonë në spital

Një futbollist në Indonezi i quajtur Septain Raharja, ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një rrufe gjatë një ndeshje të mbajtur të shtunën e kaluar në stadiumin “Siliwangi” në Bandung.

Në stadium po zhvillohej një ndeshje miqësore, në momentin kur një vetëtimë ka goditur lojtarin 35 vjeçar.

Çasti është regjistruar nga një kamera në stadium, ndërsa siç shkruan media vendase atje, lojtari ka humbur jetën në spital, pak orë pas ngjarjes.