Mot ekstrem në shkretëtirë, qyteti Al Ain në Emiratet e Bashkuara ‘mbulohet’ nga stuhia me breshër

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në qytetin e Al Ain në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa banorët atje janë përballur me një stuhi të fuqishme shoqëruar nga reshje masive breshëri.

Shumë banorë të qytetit që ndodhet fare pranë kufirit me Omanin, kanë mbetur të habitur nga moti ekstrem. Kjo pasi Al Ain, ndodhet në një zonë pranë shkretëtirës, ka klimë të nxehtë gjatë gjithë vitit dhe fare pak reshje vjetore.

Të hënën banorë të shumtë filmuan pjesë të qytetit të mbuluar nga një shtresë e bardhë e breshërit. Veç habisë për motin ekstrem e të pazakontë në këtë zonë të globit, u raportuan dëme të konsiderueshme në godina, biznese e veçanërisht tek makinat, dhjetëta e dhjetëra prej të cilave u dëmtuan nga intensiteti i lartë i reshjeve të breshërit.

Videot e mëposhtme, të filmuara nga banorë të Al Ain, tregojnë pasojat e shkaktuara prej breshërit dhe furinë e tij.