Momenti kur “orteku” i dheut bie në minierën në Turqi, të paktën 9 minatorë rezultojnë të zhdukur

Një ‘ortek’ masiv me dhe e inerte është shkëputur e ka rënë mbi një minierë në provincën e Erzinçan-it në Turqi. Pamjet e shkëputjes masive janë kapur në kamera, ndërsa media vendase raporton se të paktën 9 minatorë rezultojnë të zhdukur.

Afro 800 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit kanë nisur punën për të nxjerrë nga rrënojat minatorët. Ngjarja ndodhi pasditen e ditës së martë në një prej minierave më të mëdha të arit në Turqi.

Shumë prej minatorëve që punojnë në zonë i janë bashkuar orvatjeve të ekipeve të shpëtimit për të nxjerrë kolegët e tyre të mbetur nga mali me dhe.

Një hetim ndërkohë ka nisur, për të zbuluar shkakun e rrëshqitjes masive. Miniera u mbyll në vitin 2020 si pasojë e rrjedhjes së disa gazrave e lëndëve helmuese në lumin e Eufratit. Miniera u rihap në vitin 2022.