Një aksident ka ndodhur në rrugën Fushë Krujë- Krujë, ku një veturë ‘Audi’ është përplasur me një furgon transporti për punonjës të një fasonerie.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shoferët. Drejtuesi i furgonit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të traumës.
Në momentin e aksidentit në furgon nuk ka patur pasagjerë. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë shpejtësia e veturës dhe manovra e gabuar nga ana e furgonit.