“7 Qiejt”… Mesazhi i ‘Newborn’ në 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Ashtu si çdo vit monumenti ‘Newborn’ në Prishtinë ka ndërruar simbolikën e tij këtë 16 vjetor të Pavarësisë.

“7 Qiejt” është mesazhi i këtij viti, i cila simbolizon lëvizjen e lirë në Europë të shtetasve të Kosovës. Në 7 shkronjat e ‘Newborn-it’ shpjegoi krijuesi Fisnik Ismaili, janë pikturuar 7 qiej të 7 qyteteve që tanimë çdo kosovar mund t’i vizitojë lirshëm pa nevojën e një vize.