Qytetari përlotet gjatë vizitës në Prekaz: Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë

Një qytetar është mbushur në lot teksa vizitonte për herë të parë kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Burri nuk i mbajti dot lotët kur pa një grup fëmijësh parashkollorë të veshur me uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 “Shumë kam emocione, për herë të parë kam ardhë. Urimi im është me pasë gjithmonë liri dhe me gjakun e tyre duhet të mburremi të gjithë. Çdo shqiptar duhet me e pasë amanetin e tyre në kokë, çdo shqiptar kudo që është”.

“Çka kanë bërë ata (regjimi serb) tmerr është. Prej mërzie po qaj e këndej kur po i shoh fëmijët e veshur po kënaqna”, u shpreh ai për median vendase.