Pamje video të aksidentit zinxhir, mbi 30 makina përplasen në Itali si pasojë e mjegullës

Një tjetër aksident i shumëfishtë ka ndodhur këtë të hënë në Italinë fqinje në autostradën A1, atje ku janë përplasur të paktën 30 makina.

Aksidenti zinxhir ka ardhur si pasojë e mjegullës së dendur në autostradë në zonën mes Piacenza-s dhe Parmës. Nga aksidenti zinxhir janë plagosur të paktën 25 persona. Dy të tjerë kanë marrë plagë serioze dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Kujtojmë se pak ditë më parë, po prej mjegullës, një aksident zinxhir ndodhi në autostradën A22 në Reggio Emilia, ku u përplasën afro 100 automjete dhe u plagosën mbi 30 persona. Në zonën në fjalë ndërroi jetë një shqiptar i cili drejtonte një kamion.