Vajza në foton e mësipërme quhet Edona Leci. Ajo vjen nga Kamenica dhe është 16 vjeçe. Edona është e prekur nga një lloj i rrallë i kancerit, i quajtur Ganglio neuroblastoma.
Edona u diagnostifikua me sëmundjen e rrallë në një spital të Gjermanisë, ndërsa kurimin pritet ta bëjë në një qendër spitalore të Hollandës, e specializuar për të tilla raste. Në pamundësi për t’i bërë ballë faturës së lartë financiare, prindërit e familja Edonës i bënë thirrje për ndihmë kujto shqiptari.
Fondacioni “Firdeus” po ashtu iu përgjigj thirrjes për ndihmë, duke dhuruar për Edonën një shumë prej 5 mijë eurosh. Elvis Naçi e përcolli lajmin në profilin e tij në rrjetin social, duke thënë se edhe Fondacioni Firdeus iu bashkua karvanit të bamirësisë mes shqiptarëve anembanë.
E falë Zotit e bashkimit të mijëra shqiptarëve, shuma e nevojshme për kurimin e Edonës u plotësua këtë mbrëmje. Lajmin e përcollën familjarët e 16 vjeçares.
“Përshëndetje të gjithëve,
Ju falenderojmë te gjithéve per ndihmen qe e keni dhene për shërimin e Edones dhe ju njoftoj që shuma e kërkuar eshtë grumbulluar dhe per korrektësi e ka kaluar vlerën, si popull human qe jemi kemi marr ndihma nga te gjitha anët e botës e i madhi Allah ju shperbleft juve sepse e keni nda buxhetin e familjes tuaj për me e rikthy buzëqeshjen e vajzes ne familjen tonë.
Nga tani do filloj rrugëtimi disa mujor për shërimin e Edones në Holand dhe do të ju njoftojme për fazat e trajtimit qe i kalon.
Lutemi te i madhi Zot për shërimin e saj.”-njoftoi vëllai i Edonës.