Pamje interesante, kopeja e ujqërve “çan” përmes dëborës 1 metër të trashë

Një kope me ujqër është filmuar nga një dron në një zonë të thellë malore në Kinë teksa orvatet të çajë mespërmes dëborën që arrin afro 1 metër trashësi.

Pamjet janë bërë virale në rrjet dhe tregojnë sesi ujqërit ‘bashkëpunojnë’ me njëri tjetrin për të ecur përpara. Ujqërit janë një ndër speciet që kanë strukturë të komplikuar të marrëdhënieve ‘familjare’.