Gjermania ka nisur prej kohësh që ti stolisë me motive të Europianit qytetet e tij, përfshi këtu edhe me simbolet e kombëtares kuqezi.
Venqëndrimi i kombëtare në Gjermani do të jetë në afërsi të Dortmundit në SportCentrum Kaiserau, ndërsa përfaqësueja e Shqipërisë shkon atje më 10 qershor.
Të kualifikuar për herë të dytë në kampionatin më të shumëpritur të kontinentit të vjetër, Shqipëria e nis rrugëtimin e saj në Euro24 më 15 qershor në Dortmund, ku do të përballet me Italinë.
Ndeshja e fundit e grupit do të jetë kundër Spanjës më 24 qershor, pikërisht atje ku trenat e metrosë janë stolisur me flamurin kombëtar.