Një 93 vjeçare e quajtur Ruth Gottesman, ka dhuruar një shumë prej 1 miliardë dollarësh për kolegjin e mjekësisë ‘Albert Einstein’ në Bronks të Nju Jorkut. Donacioni do të vihet në përdorim për borxhet e studentëve të mjekësisë në këtë kolegj dhe për brezat e ardhshëm që do të ndjekin rrugën e mjekësisë e do të përballen me pamundësinë për të paguar faturat financiare.
Shuma e dhuruar është donacioni më i madh i bërë ndonjëherë për një institucion edukimi. Me vdekjen e të shoqit, një biznesmen miliarder i Ëall Street-it, e moshuara gjeti një letër lënë nga ai ku i shoqi linte pas 1 miliardë dollarët.
“Pa dijeninë time, im shoq më kishte lënë një portofol në bursë. Kishte vetëm një udhëzim të thjeshtë, ‘bëj çfarëdo që mendon se është e drejtë me këto para’-tregoi e moshuara, e cila vetë është mjeke pediatre.
We are profoundly grateful that Dr. Ruth Gottesman, Professor Emerita of Pediatrics at @EinsteinMed, has made a transformational gift to #MontefioreEinstein—the largest to any medical school in the country—that ensures no student has to pay tuition again. https://t.co/XOy9HZLbfD pic.twitter.com/1ijv02jHFk
— Montefiore Health System (@MontefioreNYC) February 26, 2024
Kësisoj 93 vjeçarja vendosi që paratë t’i japë për brezat e rinj të mjekëve, shumë prej të cilëve përballen me kosto jashtëzakonisht të larta dhe eventualisht kredi për pagimin e faturave financiare të shkollimit të tyre.
Burimi: New York Times/ Përshtati me shkurtime: FCH.al