Sherr për një lojë tavëll, shoku qëllon me armë shokun në Krujë

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Krujë, ndërsa autori është shpallur në kërkim nga policia.

Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit që pikënisje ka patur një lojë tavlle. Autori P. Merlika dhe i plagosur A. Goga  kanë qenë së bashku në një lokal në lagjen “Zim Zenel”. Të dy janë konfliktuar për një lojë tavëll.

Kur kanë dalë nga lokali, autori ka qëlluar mbi 57 vjeçarin. Plumbi e ka kapur shkarazi në shpatull këtë të fundit.