Pamje, merr flakë makina në lëvizje në autostradën “Tiranë-Elbasan”

Një makinë është përfshirë në flakë në autostradën Tiranë- Elbasan. Shoferi 39 vjeçar ka mundur të ndalojë në kohë dhe të dalë nga makina e cila është djegur plotësisht.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik në automjet.

Rreth orës 10:30, në autostradën “Tiranë-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në automjetin me drejtues shtetasin I. Z., 39 vjeç. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.“-njoftuan autoritetet.