E humbur prej disa orësh, momenti kur 5 vjeçarja gjendet në moçalin e populluar nga krokodilë

Një vajzë veçse 5 vjeçe dhe autike, u shpëtua në kohë nga disa oficerë policie në kontenë e Hillsborough të Florida-s. Vajza ishte larguar nga sytë e prindërve dhe ishte nisur në një zonë moçalore pranë banesës, atje ku jetojnë krokodilë e gjarpërinj të rrezikshëm.

Të alarmuar, prindërit njoftuan autoritetet. Duke ditur afërsinë me moçalin dhe rrezikun e krokodilëve, policia atje ngriti helikopterin dhe përmes kamerave me infra të kuqe. Vajza u gjet pikërisht në moçal.

“Atje ka gjarpërinj, aligatorë. Në atë kohë është orari që krokodilët dalin për të gjuajtur për ushqim dhe mund ta imagjinoni sesi u ndjemë kur morëm lajmërimin. Nuk guxoj ta mendoj se çfarë mund të kishte ndodhur nëse ata oficerë s’do ta kishin parë vajzën”-tha sherifi i zonës atje.