Këta janë babë e bir që humbën jetën dje në tragjedinë në Lushnje

Landi 55 vjeçar me të birin Liridonin, veçse 24 vjeçar, kishin dalë në punë të premten… por nuk u kthyen më dot në shtëpi.

Babë e bir ishin dy viktimat e ngjarjes tragjike që ndodhi në Lushnje. Teksa ende hetohet mbi rastin, dyshimet janë se kamioni me vinç me të cilin po punonin babë e bir, të ketë rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë gjatë lëvizjes së disa bombolave të oksigjenit që do të përdoreshin për saldim.

Ishte dita e parë e punës me të atin për Liridonin, i cili prej pak kohësh ishte kthyer nga emigrimi. 55 vjeçari la pas të shoqen, një vajzë dhe një djalë.