Pamje, momenti kur ekipet e shpëtimit nxjerrin nga kamioni i varur shoferen në SHBA

Një shofere kamioni në Kentucky i ka shpëtuar mrekullisht një aksidenti në një urë të vendit. Ekipet e zjarrfikësve kanë bërë të mundur nxjerrjen e saj prej mjetit të tonazhit të rëndë,ndërsa kamioni varej në anë të urës, në një lartësi prej afro 25 metrash.

Gruaja shpëtoi pa lëndime, ndërsa shefi i zjarrfikësve në Louisville Brian O’Neill, tha se “ajo e mbajti veten, por sapo këmbët i prekën tokën i lëshoi emocionet në shenjë lehtësimi.”

“Shoferja qëndroi duke u varur për afro 45 minuta. Ka qenë me shumë fat që mjeti nuk ra, pasi lartësia aty është afro 25 metër.”-tha më tutje zjarrfikësi.