Pamje video, momenti kur masivët shkëmborë shtypin kamionin në Peru

Një video me të vërtetetë e frikshme është filmuar nga një kamera amatore në distriktin e San Mateos në Peru, atje ku si pasojë e rrëshqitjes së dherave, disa masivë shkëmborë kanë rënë në rrugë duke marrë përpara çdo gjë.

Në video dallohet momenti kur një kamion i tonazhit të rëndë shtypet sikur të ishte një kanaçe nga një shkëmb masiv që zë pjesën e pasme të mjetit. Makina e shoferit që filmoi ngjarjen (përmes një kamere të instaluar në kroskot) po ashtu nuk u godit nga një masiv shkëmbor.

Pavarësisht momenteve të tmerrit, për mrekulli nuk u regjistrua asnjë viktimë. Pamjet e filmuara më 2 mars, kanë bërë xhiron e rrjetit.