Mat: Vëllai godet të vëllanë me sende të forta në fytyrë e kokë…. shkak sërish pronësia

Një tjetër sherr mes vëllezërve këtë të mërkurë e sërish shkas i dhunës mbetet konflikti për pronën.

Pas ngjarjes së rëndë në Lushnje, dy vëllezër në Mat janë përleshur mes tyre duke përdorur sende të forta. Një 61 vjeçar ka goditur me sende të forta në kokë e fytyrë të vëllanë. Ngjarja ndodhi në fshatin Midhë.

“U konfliktua dhe goditi me sende të forta vëllanë e tij, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Policia, kapi dhe vuri në pranga 61-vjeçarin. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Midhë, për motive pronësie po konfliktoheshin dy vëllezër, kanë shkuar menjëherë në adresën e marrë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Si rezultat, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Midhë, Mat.

Ky shtetas, për motive të pronësie, ishte konfliktuar dhe kishte goditur me sende të forta vëllanë e tij, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.