Princ Leka sulmohet fizikisht nga babai i ish-bashkëshortes Elia Zaharia

Princ Leka është sulmuar fizikisht nga babai i ish bashkëshortes së saj Elia Zaharia, Gjergji. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme (5 mars) në rrugën “Murat Toptani”, kohë kur Leka ka shkuar për të parë të bijën 3 vjeçare e cila qëndron me të ëmën, Elia Zaharian.

Kur Leka ka hyrë në dhomën ku qëndronte e bija, aty është përballur me Gjergji Zaharian, i cili ka nisur ta fyejë dhe godasë, përfshi këtu dhe me sende të forta.

Princi Leka është detyruar të largohet nga shtëpia në pronësi të familjes së tij, për t’u paraqitur në komisariat, ku dhe ka bërë denoncimin përkatës. Ai pretendon se babai i ish bashkëshortes e ka goditur me shkelma dhe me një statujë druri.

Më tutje Leka është paraqitur dhe në spital për një vizitë.