Lushnje: Qëlloi me armë të vëllanë pas sherrit për pronën, ndërron jetë në spital 70 vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital Haziz Musai, i moshuari i cili u qëllua me një plumb në kokë nga i vëllai 77 vjeçar Nazi Musai.

Dy vëllezërit u përleshën mëngjesin e të mërkurës në fshatin Qukas në Lushnje,  për shkak të konflikteve për pronën. Siç raportuan autoritetet, viktima goditi fillimisht 77 vjeçarin me sopatë, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj të vëllait duke e qëlluar me pistoletë. Plumbi e ka kapur në kokë 70 vjeçarin, i cili u nis me urgjencë drejt Tiranës.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i moshuari ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Autori po ashtu u dërgua në spitalin e Lushnjes për të marrë mjekim për plagët e marra nga goditja me sopatë.