Vlorë: 70 vjeçari i paralizuar ndërron jetë në banesën e përfshirë nga flakët

Një i moshuar ka humbur jetën në qytetin e Vlorës pasi shtëpia ku banonte u përfshi nga flakët. 70 vjeçari i identifikuar me inicialet Th.L ishte i paralizuar (tetraplegjik) dhe nuk ka patur mundësi të largohet në kohë prej flakëve. Ai ka humbur jetën brenda në banesën e përfshirë nga zjarri.

Grupi hetimor ka nisur punën për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Paraprakisht dyshohet se një pajisjes ngrohëse e lënë e ndezur është bërë shkak i nisjes së flakëve në banesë.

Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.