Video gazmore, gruas i ngec xhupi teksa qepeni i dyqanit hapet, 72 vjeçarja bëhet e ‘famshme’ në rrjetet sociale

Një grua në moshë është bërë virale në rrjetin social për shkak të një incidenti që i ndodhi teksa ajo qëndronte pranë një dyqani i cili sapo hapte qepenat.

Aksidentalisht një pjesë e xhupit të saj mbetet e ngecur në qepenin që po ngrihej, duke bërë që Anne Hughes të ngrihet në ajër.

Momenti komik u filmua nga një kamera sigurie aty pranë dhe u hodh në rrjetet sociale, duke u bërë kësisoj viral.

BBC-ja e ka intervistuar të moshuarën e cila thotë se  punon tek biznesi në fjalë si pastruese. 72 vjeçarja tregoi se kur e pa se do të mbetej në ajër, bërtiti emrin e pronarit të biznesit i cili erdhi dhe e ndihmoi.

“Mbesat e nipat më pyetën pse dreqin po mbaja në dorë trajsen kur qepeni më ngriti lart. Të them të drejtën nuk e di”-tha e moshuara duke buzëqeshur.

Video është parë nga miliona njerëz dhe tanimë e moshuara thotë se “më duhet të përballoj famën e të jem përherë e rregulluar…”

“Nuk shkoj më kurrë pranë qepenave, e mora mësimin”-thotë me nota humori e moshuara.