Gjykata e Tiranës vendos 5 m distancë mes Princ Lekës e Elia Zaharias, prokuroria nis hetimet

48 orë pas konfliktit dhe një ditë pas publikimit të rastit në media, Elia Zaharia është shfaqur në dyert e gjykatës së Tiranës.

Këtë të enjte u mbajt një seancë lidhur me 3 kërkesa për udhër mbrojtje, përkatësisht të princ Lekës, Elia Zaharias dhe babait të saj Gjergjit. Gjykata ka pranuar të japë urdhër mbrojtje për Lekën e Elia Zaharian duke vendosur që palët të mos kenë kontakt e të ruajnë distancë të paktën 5 m me njëri- tjetrin.

Leka gjithashtu nuk mund ta takojë dot vajzën e tij 3 vjeçe në prani të Elias me të cilën është në proces divorci, por në prezencë të dados.

Në seancën gjyqësore morën pjesë Elia dhe babai i saj Gjergji Zaharia, ndërsa Leka Zogu u përfaqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Njëkohësisht mbi rastin organi i akuzës në Tiranë ka nisur hetimet pas kallëzimit të Lekës për veprën penale të ‘dhunës në familje’. Një hetim po kryhet gjithashtu edhe për daljen e pamjeve filmike të bëra publike dje gjerësisht në media, pamje të cilat Leka Zogu II-të I kishtë vënë në dispozicion të policisë momentin e denoncimit.