Sidrit Bejleri ka vizituar Shkodrën ditën e djeshme me qëllim për t’i bërë një surprizë të bukur njërit prej të moshuarve që qëndron në Shtëpinë e të Moshuarve të Fondacionit Firdeus.
“Sot në Shkodër më solli ndeshja e Vllaznisë me Erzenin, por jo vetëm kjo domosdoshmërisht. Jam pranë derës së shtëpisë të moshuarve të Fondacionit Firdeus, ku qëndrojnë prej 2 vitesh e gjysëm afro 20 të moshuar. Kam ardhur t’i takojë miqtë, e në veçanti t’i bëj surprizë njërit prej tyre, Benit.”-thotë Sidriti.
Mes bisedës me të moshuarin, Sidriti e pyet Benin sa kohë ka pa parë një ndeshje të Vllaznisë në stadium. Beni i tregon se nuk shkon në stadium që prej sezonit të kaluar, pa e ditur ende se Sidriti ka ardhur për t’i bërë një surprizë të bukur.
Ndiqeni klipin