Delvinë: Kush është gruaja që u përplas për vdekje nga makina, punonte në repartin e pastrim gjelbërimit

Shkëndije Halili sapo kishte nisur punën në një prej rrugëve kryesore të qytetit të Delvinës, kur është përplasur nga një makinë e drejtuar nga një 30 vjeçar

58 vjeçarja u transportua në spitalin e Sarandës me fraktura të shumta dhe hemorragji në kokë. Mjekët vendosën për ta dërguar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por fatkeqësisht gruaja nuk i mbijetoi dot plagëve.

Shkëndije Halili punonte si pastruese në bashki, në repartin e pastrim gjelbërimit. Shoferi 30 vjeçar është ndaluar nga policia.