Një komedian i njohur gjerman i quajtur Oliver Pocher, ka zemëruar komunitetin shqiptar në Zvicër si pasojë e komenteve të tij raciste. Gjatë një shfaqje komike në Zyrih, 46 vjeçari tha se krahasuar me Gjermaninë, gjithçka është më mirë në Zvicër, përveç një ‘detaji’.
“Zvicra është e mrekullueshme. Gjithçka është më mirë këtu (sesa në Gjermani) – vetëm një gjë është më e keqe: keni më shumë shqiptarë”.-ka thënë komediani.
Më tutje ai ka vijuar.
“Disa janë këtu ndoshta këtë mbrëmje, të tjerët po vjedhin makina”.
Një shqiptare që po ndiqte shfaqjen u ngrit në këmbë dhe e pyeti komedianin:
“Si mund të ndryshoni qëndrimin tuaj ndaj shqiptarëve në Zvicër?”
Pocher u përgjigj duke thënë:
“Unë i dua shqiptarët… por i dua në Shqipëri”.
Më tutje komediani është shprehur se sigurisht po bën shaka, duke thënë se “ne po luajmë me klishe këtu”… por më pas, humoristi ka vijuar me thumbime duke shtuar “me klishe që janë të vërteta”.