Një 52 vjeçar në Florida ka përfunduar në urgjencën e spitalit duke iu ankuar mjekëve se vuante nga kriza të forta të dhimbjes së kokës. Ajo që burri mendonte se mund të ishte migrenë, rezultoi diçka krejt tjetër pasi mjekët vendosën të kryejnë një skaner.
Në trurin e pacientit rezultoi të kishte një shpërthim të krimbave, njohur si Shiriti i derrit. Larva të shumta të këtij lloj krimbi u gjetën në trurin e pacientit, në atë që në mjekësi njihet si neuro- Cisticerkoza.
Me të pyetur burrin mbi dietën e tij ushqimore, mjekët mësuan se 52 vjeçari konsumonte bejkon (mish derri) të cilin e preferonte të gatuar pak në zjarr.
Dëshira e 52 vjeçarit për bejkon të papjekur siç duhet shpjeguan mjekët, e kishte lënë pacientin vulnerabël ndaj rrezikut të madh të prekjes nga shiriti, duke arritur deri aty sa larvat i kishin mbërritur në tru.
Një sëmundje e tillë mjaft e rrezikshme ka dhe një anë tjetër edhe më të rëndë, pasi cisticerkoza mund të jetë dhe ngjitëse.
Instituti Kombëtar i Shëndetit atje, vlerëson se ka midis 1,320 dhe 5,050 raste të neurocisticerkozës çdo vit në SHBA.