Burgosi familjen në banesë, Gjykata liron nga burgu Jetnor Zhabolin, e dërgon në spitalin psikiatrik

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë për Jetnor Zhabolin, ekonomistin 35 vjeçar i cili mbante të izoluar në shtëpi prej mëse 1 viti familjarët e tij.

Pas paraqitjes së akt-ekspertizës psikoligjore, gjykata e ka ndryshuar masën nga ‘arrest me burg’ në shtrim të përkohshëm në spitalin psikiatrik në kryëqytet.

Sipas akt-ekspertimit, Zhabolli ka qenë i papërgjegjshëm në kohë e kryerjes së veprimeve për të cilat u arrestua.

Zhaboli u arrestua pas denoncimit nga fqinjët për heqje të paligjshme të lirisë, teksa kishte instaluar në banesë kamera vëzhgimi me të cilat kontrollonte anëtarët e familjes.