Një 42 vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Italinë fqinje pasi një makinë e ka pëplasur.
Aksidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës në Torino. Gruaja shqiptare e identifikuar si Edmonda Boka kishte ndaluar makinën në anë të rrugës mes Buriasco-s dhe Macello-s, pasi automjeti saj ‘Audi A3’ kishte patur një problem.
Në këtë moment një makinë tjetër e drejtuar nga një 18 vjeçar, ka ardhur nga korsia e kundërt me shpejtësi dhe e ka goditur 42 vjeçaren.
Sipas media italiane, një helikopter mbërriti në vendin e ngjarjes për të transportuar 42 vjeçaren, por orvatjet e mjekëve kanë qenë të kota pasi gruaja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.