Verdikti i Gjykatës së Lartë: Dosja e ’21 Janarit’ i kalon për hetim SPAK-ut

Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të martë që Prokuroria e posaçme (SPAK) të hapë sërish hetimet për ngjarjet e 21 janarit.

Me vendim të Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë, SPAK do të duhet të regjistrojë procedim penal për çështjen si dhe të rihetojë të gjithë zinxhirin komandues deri në nivelet më të larta, për të nxjerrë përgjegjësitë mbi vdekjen e 4 personave.

Dosja do të tërhiqet nga Gjykata e prokuroria e Tiranës, e cila e ka ndjekur/hetuar këtë çështje.

Kujtojmë se 13 vite më parë më 21 janar 2021, gjatë një proteste të opozitës së kohës të zhvilluar në ambientet para kryeministrisë, humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj e Hekuran Dedja.

Familjarët e Aleks Nikës e ndoqën dhe dërguan për rekurs çështjen deri në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të seancës, e veja e Nikës tha se pret që drejtësia të vihet në vend.

“E prisnim, sepse e drejta gjithmonë fiton. Shpresoj që të vazhdojë dhe të trajtohet ashtu siç e meriton. Kam kallëzuar gjithë zinxhirin, që nis nga Berisha (kryeministri në atë kohë) e deri tek më i vogli,” tha ajo.