Në ditën e dytë të muajit të bekuar të Ramazanit, Fondacioni Firdeus ka vendosur të qëndrojë në krah të një gruaje, e cila e vetme po rrit 4 jetimë. Kjo nënë ka humbur bashkëshortin, vetë është e sprovuar me sëmundje. E pavarësisht të gjithave, ajo ecën përpara, me besimin në Zot e madje edhe duke agjëruar në këtë muaj të Ramazanit.
Me disa nga vajzat e konviktit të Fondacionit Firdeus, Fatma Naçi shkoi të vizitojë nënën me 4 jetimët e saj. Pak para vizitës në shtëpi, vajzat e Fatma blenë një sërë shporta me ushqime për të lehtësuar të gjithë muajin e Ramazanit.
Fatma: Faleminderit shumë që na mirëpret. Është kënaqësi që në Ramazan vijmë të takojmë një nënë që ka bërë shumë sakrifica e për më tepër agjëron. Jemi këtu që të të shohim pranë. Nuk ka nënë shqiptare që të mos bëjë sakrificë për fëmijët, por kur kësaj i bashkohet një besim i madh tek Zoti e agjërimi, ne këtë e vlerësojmë shumë. Ke dy vajza e dy djem, sy të plotë…
Nëna: Po. Kam gjithë botën tek fëmijët.
Fatma: A do me lejoni të çohem vetëm pak, sa të përgatisim një surprizë të vogël për ju.
Nëna: Shumë faleminderit
Fatma: Shpresoj shumë që të jesh kënaqur
Nëna: Faleminderit shumë.
Fatma: Fëmijë u kënaqët?
Fëmijët: Po
Fatma: Shpresoj t’ju kemi bërë të lumtur juve të gjithë së bashku. Sidomos mamin, sepse nënat lumturohen shumë për fëmijët e tyre kënaqen.
Por veç shportave të ushqimit e dhuratave të shumta për fëmijët, Fatma ka dhe një surprizë tjetër, kësaj here për nënën e jetimëve.
Fatma: Si thoni? T’i bëjmë dhe mamit një dhuratë të vogël? Të paktën në këtë Ramazan jam e qetë se do të jeni të lumtur e mirë. Por Fondacioni ‘Firdeus’ ka menduar që përveç Ramazanit, të kesh dhe një përkrahje nga ne. Kemi vendosur t’ju vendosim një pension mujor
Nëna: Faleminderit shumë, u jam shumë mirënjohëse.