Historia e ‘Babait të Profetëve’: Fjalët e Ibrahimit a.s drejtuar Profetit Muhamed a.s në Natën e Miraxhit

Pas dikutimit mbi Profetin Adem a.s, emisioni i radhës për “Historinë e Profetëve në Kur’an” do të trajtojë Ibrahimin a.s, atë që njihet në Islam si ‘Babai i Profetëve’.

Elvis Naçi tregon një moment domethënës, takimin mes Profetit Muhamed dhe Profetit Ibrahim, në Natën e madhe të Miraxhit.

Elvisi: Profeti Ibrahim, ka kuptim ‘babai i dhibshur’. Kur vjen puna tek ky profet, gjejmë fizionominë e njëriut të mirë, shumë të butë. Lidhja mes profetit Ibrahim e Muhamed, është nga aspekti gjenealogjik, sepse Muhamedi a.s, rrjedh nga Ibrahimi a.s.

Në Natën e Miraxhit, Profeti Muhamed takoi disa nga Pejgamberët më të mëdhenj. Takoi Musain alej selam, e takoi Isain, Jusufin… disa nga Pejgamberët më të mëdhenj që ka parë sipërfaqja e dheut. Por kur arriti në qiellin e shtatë, atje ku ishte Ibrahimi as, ai i tha ndryshe nga të tjerët. Kush e takonte, i thoshte Profetit Muhamed ‘mirëserdhe vëllai jonë’ dhe ‘njeriu i mirë’.

Kur u ballafaqua me Ibrahimin, aty ishte dhe Xhebrail Emini. Ibrahimi e Pejgamberi i ngjanin njëri- tjetrit, prej lidhjes së gjakut që kishin.

E pyeti Xhebrailin, “kush është?”.                                                                       

“Babai yt, Ibrahimi” i përgjigjet Xhebraili.

I vetmi, Ibrahimi a.s, i tha këto fjalë Profetit Muhamed:

“Mirëserdhe biri jonë, nder i madh të është dhënë. Edhe ti je njeri i të mirës”

Në këtë muaj të madhëruar të Ramazanit, të shumtë janë besimtarët që kanë dëshirë të vënë në dukje mësimet e mëdha që na vijnë nga Profeti Ibraim.

“Profeti Ibrahim Alej Selam, njihet për sakrificën dhe besnikërin e tij ndaj Zotit. Allahu i kërkoi të sakrifikonte djalin e tij e Allahu e kuptoi sakrificën që ka bërë ky profet dhe vendosi që në vend të djalit, të theret një qingj. Profeti Ibrahim e meriton titullin i ‘dashuri i Zotit’ për shkak të besnikërisë, devotshmërisë dhe sakrificave të tij të shumta.”-thotë një besimtar.

“Është një nga profetët që e ka gjetur vetë Zotin duke bërë pyetje të ndryshme.  Ai është konsideruar si i dashuri i Zotit, sepse ai bëri sakrificën vetëm për të marrë dashurinë e Zotit.”-thotë një besimtare.

“Në Islam Ibrahimi Alej Selam njihet si babai i profetëve. Babai i Ibrahimit bënte idhuj dhe i shiste ato. Ibrahimi me sjelljen e tij i thoshte o babushi im, largohu nga idhujtaria se është Zoti ai që krijoi qiejt, tokën, malet detet dhe oqeanet, gjithçka.”-thotë një besimtar.

“Pjesa që më ka ndikuar më shumë është kur një mbret politeist e hodhi në zjarr. Vetëm për shkak të bindjes dhe besimit tek Zoti, Allahu bëri mrekulli duke e zëvendësuar zjarrin me një vend të freskët. Ibrahimi Alej Selam është cilësuar si i ‘dashuri i Zotit’ sepse ai ka bërë gjithmonë atë që Allahu i ka kërkuar.”-thotë një besimtare.