Kristina ende nuk i ka mbushur 18 vjeç. Punon dhe njëkohësisht ndjek shkollën. Ajo ndihmon nënën e saj, e cila e vetme po rrit tre vajza, Kristinën dhe dy motrat e saj të vogla.
Kristina së bashku me të motrat iu drejtuan me një kërkesë të vogël, por që pas ka një mirësi të madhe. Tre vajzat kërkuan në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, ndihmë për të blerë disa rroba për nënën e tyre, e cila sakrifikon gjithçka për të bijat.
Vajzat e Konviktit “Firdeus” dhe Fatma Naçi takuan vajzat, për t’i plotësuar dëshirën e tyre.
Fatma: Tani nisemi shpejt, t’i zgjedhim mamit rrobat më të bukura.
Vajzat mbushen me gëzim pasi marrin palët e rrobave për nënën e tyre… por ende nuk e dinë se një surprizë e madhe po i pret edhe ato.
Ndiqeni këtu klipin