Shumë prej nesh njohin persona që besojnë në Zot, agjërojnë së bashku me besimtarët e tjerë në muajin e begatë të Ramazanit, por nga ana tjetër, mbajnë në zemër njëlloj ‘frike’ për të shkuar më tej.
Në podcastin e radhës me Elvis Naçin, shpjegojmë përse frika se ‘do të kufizohet’ jeta prej praktimit të besimit, mund të kuptohet duke vënë në dukje konceptin e të mirës dhe të keqes, hallallit dhe harramit.
Elvisi: Kam përshtypjen që ata që nuk agjërojnë, nuk e kuptojnë sesa bukur është.
-Më ndodh shpesh ta dëgjoj, thonë më pëlqen Zoti por dua të rri në këtë nivel sepse po fillova të futem tek pjesa fetare, si praktikant, do të duhet të heq dorë nga shumë gjëra. Fakti që njerëzit futen në fe dhe nuk kthehen më pas tek ajo jeta mëparshme, por si mund ta kuptojmë ne këtë idenë e frikës, se ‘mund t’u mbyllet jeta’.
Elvisi: Do të ishte interesant, mbase ndonjë nga emisionet e bëjmë, që të ishte dhe një që me të vërtetë nuk është musliman
-Të gjesh dikë në 4-5 të mëngjesit që nuk po agjëron, vështirë të gjesh…
Elvisi: Po një nga gjërat që do të heqi dorë, është jeta e natës.
Elvisi: Unë do t’i thoja, nëse do të hysh në islam, çfarë do të lësh? Nëse më thot do të lë alkoolin, do t’i thoja shumë mirë do të bësh. Se përveçse dhuratë më të madhe që të ka dhënë Zoti, mendjen që e dëmton, sot shkenca po na tregon që në shumë sëmundje alkooli është problem kryesor. Nëse do më thuash për drogën, është e njëjta gjë. Nëse do të më thuash për tradhëtinë në familje, ti me kaq eksperiencë e kupton që është njëjtë. Pra do t’i bëja të qartë me argumente se nuk do të humbasë asgjë.
Njerëzit pyesin çfarë është islami. Një koncept është islami përsa i përket hallallit e harramit. Ju është lejuar çdo e mirë, ju është ndaluar çdo e keqe. Le të vijnë të gjithë njerëzit më të ditur të kësaj bote në bisedë, çfarë është e mirë, çfarë është e keqe. Psikologët, shkencëtarët, sociaologët, teologët, juristët, historianët etj le të ulemi të flasim dhe të dalim në një konkluzion që kjo gjë është e mirë/keqe. Kjo është islame. Ajeti është i qartë, ju është lejuar çdo e mirë, dhe ju është larguar çdo e keqe.
Tani zotëria që shtron këtë pyetje, nëse ti don atë gjë që është e keqe e që të gjithë kanë rënë dakort se është ashtu (e keqe), atëherë është çështje pasioni dhe vesi, jo më çështje logjike.