Një shtetas frances ka humbur jetën mbrëmjen e së të enjtes në aksin rrugor Lezhë- Laç, pasi është përfshirë në një aksident automobilistik.
65 vjeçari Alian Peron ëshë përplasur me një makinë që drejtohej nga një shofer 23 vjeçar. Makina e shtetasit francez doli nga rruga, ndërsa shoferi 23 vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes.
Pavarësisht orvatjeve të mjekëve, Peron ka humbur jetën disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë shoferin 23 vjeçar, i quajtur Samuel Çela, banues në Fushë Kuqe.
“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se më datë 14.03.2024, rreth orës 22:30, në kryqëzimin e fshatit Spiten, me automjetin tip “Mercedes-Benz” që drejtonte, ka aksidentuar automjetin me drejtues shtetasin francez A. P., 65 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit” informoi sot policia e Lezhës.