“Hapi sytë o biri im! O Zot, të lutem o Zot…” Lotët dhe lutjet e këtij babai na thyen zemrën

Në njërin sy Altini nuk sheh më, e ka humbur shikimin për shkak të një aksidenti… por sot drita e syve, ajo më e madhja, ajo e vërteta, po i shuhet. Djali i tij Amari, 2 muajsh, rrezikon të vdesë. Kur Amari erdhi në jetë, pati probleme shëndetësore në stomakun e tij. Operimi parë që kreu zbuloi se Amari kishte probleme edhe në pjesën e zorrëve, atje ku mjekët ndërhynë përmes një operimi të dytë.

40 ditësh ishte Amari dhe kishte kryer 2 operacione. Por shëndeti i tij nuk u përmirësua fatkeqësisht. Amari vijoi të jetë i lidhur në tuba… ende qëndron në një inkubator.

Altini dhe e shoqja Ekleva janë të shkatërruar. Të dy ata marrin kemp, s’mund të punojnë…. dhe mbi të gjitha, nuk mundet dot kurrë ta dërgojnë djalin e tyre për kurim të specializuar jashtë shtetit.

Lotët e Altinit, teksa i flet të birit, të thyejnë zemrën.

“O dashuri… o syri i bukur i babit, Amari… hapi sytë shikoje babin. Babi të ka dashuri, babi mezi të priti ty… (qan) Ça ishte kjo që i ndodhi dashurisë sime? O zemra ime! Të ka babi jetë, o dritë… (qan). U torturove o jetë. O Zot, o Zot, shëroje tim bir. “-thotë Altini.

Familja kërkon ndihmë nga shqiptarët bamirës, për të bërë të mundur dërgimin e djalit për kurim në Italinë fqinje.

“Ju lutem na ndihmoni, o Zot…është shumë keq gjendja. Të jetoje dhe djali jetën si të gjithë të tjerët…”-thotë Altini, teksa lotët e pushtojnë të tërin.