“O shpirt i mamit… çohu nga ky inkubator, se ke 40 ditë që nuk lëviz fare”

 Prëj mëse 40 ditësh, Ekleva qëndron në spital, aty ku ndodhet foshnja e saj, Amari vogël. Për 40 ditë me radhë kjo nënë ka përjetuar mijëra sekonda mbushur plot me dëshpërim. Dy operacione janë kryer mbi vogëlushin dhe ai vijon ende të jetë në gjendje të rënduar, aqsa nëse nuk largohet për kurim jashtë shtetit, rrezikon seriozisht jetën.

Ekleva nuk ka asnjë mundësi financiare. Vetë ajo merr një kemp për shkak se është me aftësi të kufizuara. Njëlloj si i shoqi, i cili po ashtu merr kemp.

Kësaj nëne, nuk i kanë mbetur veçse lotët dhe dëshpërimi, që depërton si mijëra thika në shpirtin e saj.

O shpirti i mamit çohu nga ky inkubator se ke ditë 40 ditë që nuk lëviz fare… (qan). O zemra ime, shërohu që të ikim në shtëpi…që të ikim tek motra.“-i thotë nëna të birit.

Ekleva me të shoqin Altinin, luten për ndihmën e shqiptarëve. Gjendja e Amarit është e rëndë dhe ai ka nevojë për kurim të specializuar jashtë shtetit.